Frenkie de Jong tek gjiganti i Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Frenkie de Jong tek gjiganti i Serie A

12:51 | 26 Tetor 2021

Nuk e duan më tek Barcelona: Frenkie de Jong tek gjiganti i Serie A.

Ai ka dëshpëruar të gjithë me paraqitjet e tij në Camp Nou pasi kur u transferua nga Ajax ai shihej si njëri nga yjet e të ardhmes tek Barcelona.

Por këto pritshmëri shumë shpejt u zbehën dhe tashmë mesfushori holandez nuk po pëlqehet aq shumë në Spanjë dhe largimi i tij nuk duket të jetë shumë i largët.

Don Balon ka bërë të ditur që tashmë e ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje.

Mirëpo ka një skuadër në Itali që e kërkon atë me çdo kusht.

Për Juventusin e Massimiliano Allegrit holandezi është emri perfekt për repartin e mesfushës.

Zonja e Vjetër po mendon të arrijë një marrëveshje shkëmbimi me Barcelonën ku për De Jong në drejtim të Camp Nou do të niset bashkëkombasi i tij Matthijs de Ligt.

Komento: