Frika nga koronavirusi, merret vendimi i papritur për ndeshjen Bayern – Chelsea

22:59 | 09 Mars 2020

Frika nga koronavirusi e ka përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve po afektohet me të madhe nga virusi Covid-19/Coronavirus.

Me vendimet e fundit të shtetit italian për bllokimin e shtetit dhe suspendimin e sporteve, rrezikohen ndeshjet mes Juventus – Lyon dhe Barcelona – Napoli.

Por, këtu nuk ndalet gjithçka. Së fundmi, masa kundër përhapjes së Coronavirusit ka filluar të marrë edhe Gjermania.

Christian Falk i ‘Sport Bild’ raporton se ndeshje e Bayern Munich kundër Chelsea pritet të luhet pa praninë e publikut.

Bayern në fundjavë ka luajtur ndeshjen me publik, por duket se eskalimi i situatës po frikëson të gjithë.

Vendimi nuk është zyrtarizuar akoma, por deri më tani UEFA ka zyrtarizuar se PSG – Dortmund dhe Olympiacos – Ëolves luhet pa publik.

Komento: