Frika nga koronavirusi, Skuadra e njohur italiane futet në fushë me maska

00:01 | 09 Mars 2020

Koronavirusi po përhapet me të madhe në Itali.

Klubi i Serie B Pescara tregoi se sa seriozisht po e marrin shpërthimin e koronavirusit duke u futur në fushë me maska mbrojtëse.

Një deklaratë nga klubi shpjegoi veprimet e tyre gjatë ndeshjes me Benevento këtë mbrëmje, e cila si të gjitha ngjarjet sportive në Itali deri në 3 prill, luhet pas dyerve të mbyllura, përcjell lajmi.

“Të shqetësuar për shëndetin e lojtarëve dhe kundërshtarëve tanë, ne futëm në lojë duke mbajtur maska mbrojtëse”.

“Këto do të hiqen vetëm nëse gjyqtari na fton të shohim që kjo nuk është në rregullore”.

Pescara po mundohej të jepte një deklaratë pasi Shoqata e Lojtarëve dhe Ministri i Sportit kërkuan një pezullim të menjëhershëm të garave gjatë krizës së koronavirusit.

Situata është bërë jashtëzakonisht shqetësuese, pasi gjatë 24 orëve të fundit, 133 persona të tjerë kanë vdekur në Itali nga sëmundja e frymëmarrjes.

Kjo çon numrin e vdekjeve në 366 me 7.375 raste të konfirmuara pozitive në vend.

Komento: