Frikë te Liverpool, Klopp mund të largohet

11:20 | 02 Prill 2020

Jurgen Klopp largohet nga Liverpool?

Liverpool ka filluar të frikësohet me të ardhmen e Jurgen Klopp.

Sipas Mirror, Liverpool kanë frikën se trajneri i tyre mund të largohet për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Gjermanisë, përcjell lajmi.

Pretendohet se vetë Klopp gjithnjë e më shumë po pëlqen këtë ide.

Por, Liverpool shpresojnë të shohin Kloppin edhe për disa vite te skuadra e tyre, siç kishte bërë Manchester United me Sir Alex Ferguson.

Jurgen Klopp kishte marrë drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015, dhe deri më tani ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

Komento: