“Fryrja” e listave të “Veteranëve”, gjykata bën këtë veprim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Fryrja” e listave të “Veteranëve”, gjykata bën këtë veprim

13:56 | 12 Dhjetor 2018

Çështja e listëva të “fryera” të Veteranëve ende po diskutohet.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dorëzuar aktakuzat palëve të përfshira në aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për fryrje të listave të veteranëve, e njohur për publikun si rasti i “Veteranëve”.

Të Martën 12 ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari kanë pranuar aktakuzat e dërguara nga gjykata.

Lajmin për “Zëri’ e ka bërë të ditur ish-anëtari i këtij komisioni, Nuredin Lushtaku.

Mirëpo, Lushtaku thotë se ende nuk ka pranuar ftesën për paraqitje në gjykatë.

“E kam marrë një farë akuze që kanë bërë ndryshime, ma kanë sjell dje aty që as s’e kam shikuar, a ftesën s’ma kanë sjell ende”, u shpreh Lushtaku

Komento: