‘Fshesa’ Barcelona largon dy lojtarë

09:04 | 19 Mars 2020

Barcelona është gati t’i shesë dy mbrojtës.

Drejtuesit e Barcelonës janë të përgatitur për të shitur dyshen mbrojtëse, Nelson Semedo dhe Junior Firpo këtë verë.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, drejtori sportiv Eric Abidal ka ide të qarta për të ardhmen e ekipit dhe tashmë po mendon disa largime.

Abidal ka humbur besimin te anësori i krahut të majtë Firpo, i cili nuk beson se mund të trajtojë intensitetin e të qenit lojtar i Blaugranave.

Ndërsa, Semedo ka performuar në mënyrë të shkëlqyeshme këtë sezon, Abidal nuk është i bindur nga perspektiva e reprezentuesit portugez.

Paris Saint-Germain thuhet se është skuadra më e interesuara për blerjen e Semedos, ndërsa Firpo nuk ka ende ndonjë skuadër të interesuar.

Abidal dhe ekipi menaxhues duhet të mbledhin 130 milionë euro nga shitjet e verës për të ndihmuar në mbulimin e një faturë të madhe të pagave në Barca.

Komento: