‘Fshesë’ e madhe të Barcelona, largohen 10 futbollistë

14:49 | 15 Shtator 2020

Largime të shumta pritet të ndodhin gjatë kësaj vere të Barcelona.

Trajneri Koeman bën të ditur listën e lojtarëve që nuk llogarit në sezonin e ri

Barcelona pritet të largojë 10-të futbollistë gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Ronald Koeman, ka bërë të ditur listën e lojtarëve që nuk llogarit në sezonin e ri.

Në mesin e futbollistëve që do të largohen janë edhe Luis Suarezi, Arturo Vidali, Martin Braithëaite dhe Samuel Umtiti.

Të sigurt qëndrimin nuk e kanë as Jean-Clair Todibo, Nelson Semedo, Rafinha, Junior Fripo.

Nga ekipi janë larguar deri më tani mesfushorët Arthur Melo dhe Ivan Rakitiq.

Komento: