‘Fshesë’ e madhe te Inter, këta 6 lojtarë do të largohen

09:00 | 01 Maj 2021

Eksod tek Inter, publikohen emrat e 6 futbollistëve që do largohen.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, tek Inter tashmë janë 6 futbollistë që kanë bërë valixhet gati për tu larguar këtë verë.

Bëhet fjalë për futbollistë si: Kolarov, Young, Ranocchia, Nainggolan, Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez të cilët shumica do largohen nga Neroazzurët për shkak të moshës së shtyer.

Një arsye tjetër dhe ndoshta edhe kryesorja është paga e lartë e tyre e cila është e papërballueshme dhe jo e logjikshme për tu paguar edhe për një sezon tjetër.

Komento: