‘Fshese’ e madhe të Reali, pritet largimi i këtyre 4 yjevë

13:16 | 08 Nëntor 2021

Gareth Bale, Eden Hazard, Isco e Marcelo, janë vetëm disa prej lojtarëve që do të largohen nga skuadra e Real Madridit vitin tjetër.

“AS” ka shkruar të hënën se krerët e klubit kanë marrë vendim për largimin e këtyre futbollistëve, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Me largimin e tyre, Reali do t’i kursejë rreth 100 milionë euro që synon pastaj t’i shfrytëzojë për pa bindur Kylian Mbappen t’i bashkohet në verën tjetër.

Gjithashtu, nga klubi spanjoll do të largohen edhe Luka Joviq e Jesus Vallejo.

Komento: