Ftesë te Reali, ylli i Liverpoolit po zbarkon në “Santiago Bernabeu”

18:00 | 01 Janar 2020

Real Madrid,ka bërë kontakt me përfaqësuesit e yllit të Liverpool, Sadio Mane për një transferim, thotë Le10Sport.

Me Gareth Bale dhe James Rodriguez ka të ngjarë të largohen nga Madridi në muajt e ardhshëm, gjigandët e La Liga po kërkojnë të nënshkruajnë një emër të madh në tregun e transferimeve këtë verë,përcjell ORAinfo.

Bosi i Blancos, Zinedine Zidane, thuhet se tashmë ka folur direkt me Mane për të informuar yllin e Senegalit për dëshirën e tij për ta sjellë atë në Bernabeu./ORAinfo/

Komento: