Fundjava e ftoftë, shi e borë

07:56 | 16 Dhjetor 2023
fundjava-e-ftofte,-shi-e-bore

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /Front Online

Komento: