Fuqia ushtarake, Kosova ngritet për pesë vende

23:12 | 08 Janar 2023

Kosova ngritet për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake.

Është publikuar Indeksi i Fuqisë Globale 2023.

Në këtë publikim, Kosova është renditur në vendin e 134-të sa i përket fuqisë ushtarake, duke qenë kështu në pesë pozita më të larta sesa vitin e kaluar.

E ndërkaq Shqipëria, renditet në vendin e 91-të, duke u përmirësuar për 24 vende krahasuar me 2022-tën.

Ndërkaq, Serbia është renditur në venin e 58-të, duke pësuar rënie për katër shkallë.

Kroacia renditet e 69-ta, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 133-të ndërsa Mali i Zi në vendin e 128 dhe Maqedonia në vendin e 108-të.

Në 10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, janë SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia.

Komento: