Fushë Kosovë: Arrestohet pasi kanosi gjyqtarin, prokurorin dhe policët

09:33 | 24 Prill 2024
fushe-kosove:-arrestohet-pasi-kanosi-gjyqtarin,-prokurorin-dhe-policet

Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë.

Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në  mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Komento: