Futbolli në zi: Vdes në moshë të re ish-kampioni i Bundesligës

10:30 | 28 Dhjetor 2019

Ështëndar nga jeta ish-kampioni i Bundesligës.

Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare Sergei Karimov, ish-kampioni i Bundesligës me Wolfsburgun në sezonin 2008-2009.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi gjerman, që në një postim më rrjetet sociale shkruan se mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Karimov lindi në 21 dhjetor 1986 në Saran (Kazakistan), por u rrit si futbollist tek Wolfsburgu.

Ai iu bashkua klubit gjerman në moshën 14-vjeçare dhe kaloi nëpër ekipet e të rinjve derisa luajti edhe me ekipin e parë.

Ishte pjesë e “ujqërve”, duke përfshirë edhe përvojën me akademinë, për 11 vjet.

Në vitin 2009 festoi kampionatin e parë dhe të vetmin me Wolfsburgun nën drejtimin e trajnerit Felix Magath. /SS/

Komento: