Futbollisti i klubit të Serie A mposht koronavirusit

18:07 | 25 Maj 2020

Torino ka konfirmuar se lojtari i tyre që testoi pozitiv për koronavirusin është shëruar.

Lojtari anonim u diagnostikua pa simptoma më 6 maj dhe vazhdoi të kalojë dy javë në izolim, përcjell lajmi.

Sidoqoftë, Torino njoftoi në një deklaratë këtë pasdite se testet e reja janë rikthyer “plotësisht negative” dhe lojtari ka rifilluar stërvitjen individuale.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës bënë – kryesisht punë aerobike dhe ushtrime të mbajtjes së topit nën urdhërat e trajnerit Moreno Longo të hënën.

Komento: