Futen në grevë dhjetëra minatorë kosovarë, nuk i morën rrogat e janarit

19:42 | 27 Shkurt 2021

Dhjetëra minatorë kosovarë futen në grevë, nuk i morën rrogat e janarit.

Javën që po vjen do të bëhet koha kur do të duhej të dilnin pagat e shkurtit, ndërkohë minatorët e Minierës së Artanës nuk i kanë marrë as ato të janarit.

Për këtë, minatorët e Artanës kanë hyrë në grevë që nga e mërkura, shkruan Reporteri.

Ata i kanë thënë gazetës se deri të hënën do të qëndrojnë në grevë, ndërkohë që nga java që po vjen do të marrin masa të tjera.

“Deshta t’ju tregoj se ne në Minierën Artanë jemi në grevë prej të mërkurës dhe prej të hanes që vjen kismet do të ketë masa të tjera”, ka thënë një minator për Reporteri.net.

Ndryshe, as minatorët e Minierës në Stan Tërg nuk i kanë punët më mirë. Para disa ditësh, ata protestuan duke kërkuar pagat.

Komento: