Gaimpaolo “çmend” rossonerët me deklaratën e fundit

23:34 | 24 Gusht 2019

Nesër Milan nis sezonin e ri në Seria A.

Milan nis maratonën e SERIA A ditën e nesërme ndaj Udinese në orën 18:00. Për kuqezinjtë do të debutoj në ligë, trajneri i ri i tyre Marco Gaimpaolo. Tekniku italian foli për mediat, para ndeshjes së nesërme.

Në çfarë gjendje ndodhet skuadra?

“Punën e kemi kryer siç e kishim planifikuar, vetëm disa lojtarë mbërritën më vonë dhe u duhet më shumë kohë për tu ambientuar”.

Çfarë është Milani për ju?

“Është një ëndërr, jam në një mjedis të jashtëzakonshëm, me një strukturë të shkëlqyeshme. Me lojtarët po punojmë mirë dhe nga ana e tifozëve kam ngrohtësi”.

Suso qëndron, mund ta quajmë fitoren tuaj?

“Për Suso shpreha një mendim teknik dhe ngela me të. Në fillim kisha dyshime por ai luajti gjithmonë shumë mirë dhe nuk më krijoi probleme. Unë jam i lumtur që ai do të mbetet këtu.”

A është qëllimi Champions?

“Për atë qëllim janë shumë ekipe, përfshirë dhe Milanin. Për historinë, për fanelën, Milani duhet tëkandidoj për atë, por nuk është i vetmi”, përfundoi tekniku i Milanit Giampaolo.

Komento: