Ganimete Musliu mbështet Saranda Bogujevcit, thotë se liria mban emrin e saj

13:26 | 20 Nëntor 2020

Ganimete Musliu i del në krah Saranda Bogujevcit, thotë se liria mban emrin e saj.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës i ka dal në krah deputetës së VV’së, Saranda Bogujevcit, pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit.

Në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka publikuar një fotografi të Bogujevcit nga ekspozita në Beograd, ku ishin ekspozuar të gjitha krimet që janë bërë ndaj familjes Bogujevci.

“LIRIA KA EMËR! SarandaBugujevci”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.

Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri Selmanaj ka pasur një përplasje verbale me drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Olluri, në emision Pressing në T7 lidhur me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve. Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

Komento: