Gashani: Kosova shfaqi rezultatet kundër keqpërdorimit të armëve

14:51 | 12 Korrik 2024
gashani:-kosova-shfaqi-rezultatet-kunder-keqperdorimit-te-armeve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka njoftuar se në Podgoricë janë takuar në takimin e 11-të Regjional për Udhërrëfyesin për Armë të Vogla dhe të Lehta (AVL) si dhe takimin e 19 të Komisioneve Shtetërore të Vendeve të Ballkanit Perëndimor për AVL.

Në “Facebook” ai ka shkruar se bashkë me vendet e rajonit, përfaqësuesit e lartë të vendeve evropiane, UNDP-së, BE-së, OSBE-së e përfaqësuesve të shteteve e organizatave të tjera, Kosova shfaqi rezultatet, sukseset, detyrat, por edhe sfidat e vështirësitë në luftën kundër posedimit të paligjshëm, trafikimit dhe keqpërdorimit të armëve.

Komento: