Gashi i PDK-së në KQZ: E kemi lëshu sovranitetin në kontejnerë, kërkoj që votimi të kthehet në shkolla si në të gjithë Republikën

17:03 | 20 Prill 2024
gashi-i-pdk-se-ne-kqz:-e-kemi-leshu-sovranitetin-ne-kontejnere,-kerkoj-qe-votimi-te-kthehet-ne-shkolla-si-ne-te-gjithe-republiken

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka qenë kritikë ndaj vendimit të këtij institucioni që të organizojë procesin e votimit të 21 prillit në veriun e Kosovës në kontejnerë dhe qendra tjera alternative të votimit.

Sipas Gashit, procesi i votimit duhet të mbahet në shkolla, ashtu siç mbahen në çdo komunë tjetër të Republikës së Kosovës.

KQZ ka marrë vendim që të krijohen qendra alternative të votimit për shkak se drejtorët serbë të shkollave në komunat veriore kanë refuzuar hapjen e tyre në ditën e votimit për shkarkimin e kryetarëve.

Nga 43 qendra të votimit, KQZ ka reduktuar numrin e qendrave në 23.

Komento: