
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se të gjitha dallaveret e Kurtit po i paguan qytetari i Kosovës.
“Me pak fjalë mund të konkludojmë se Qeveria Kurti dëshiron ti varfërojë qytetarët e Kosovës, për Kurtin pushtetar po e paguan faturën çdo qytetari Kosovës. Nga Kurti opozitar ka dal përfitues vetëm Kurti dhe oborri i tij”, ka thënë ai, raporton Front Online.
“Manipulimi, krimi e vjedhja në sektorin e energjisë e ka vetëm një emër Albin Kurti me sejment e tij Nagip Krasniqi e Martin Berishaj”, ka shtuar ai./Front Online