Gashi: Po mungon transparenca, është e rëndësishme që të kemi qasje në dokumentet e Asociacionit

16:23 | 07 Nëntor 2023
gashi:-po-mungon-transparenca,-eshte-e-rendesishme-qe-te-kemi-qasje-ne-dokumentet-e-asociacionit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një postim në Facebook ka thënë se transparenca po mungon por është e domosdoshme lidhur me draft-statutin e Asociacionit.

Gashi ka thënë se është e rëndësishme që të kenë qasje në dokumentet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Transparenca duhet të jetë një nga parimet kryesore për të siguruar që këto procese të jenë të ligjshme dhe të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Gashi.

Postimi i plotë:

Transparenca po mungon. Transparenca është e domosdoshme.

Është e rëndësishme që të kemi qasje në dokumentet e asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë.

Transparenca duhet të jetë një nga parimet kryesore për të siguruar që këto procese të jenë të ligjshme dhe të besueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.

#TransparencaEDrejtësia

Komento: