Gashi: Thaçi tentoi me mish e me shpirt ta rrëzojë Qeverinë Kurti

23:19 | 02 Dhjetor 2020

Gashi ka thënë se Thaçi tentoi me mish e me shpirt ta rrëzojë Qeverinë Kurti.

Avokati kosovar, Tomë Gashi tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tentoi me mish e me shpirt ta rrëzojë Qeverinë Kurti, duke ushtruar edhe presion ndaj deputetëve.

Gashi tha se kjo është e kundërligjshme dhe e dënueshme.
“Haxhi Shala nëse e ka ndërruar mendimin në orët e vona, gjatë vizitës së famshme të Thaçit e Haradinajt, atëherë ka pasur interferim apo presion nga ish-presidenti Thaçi”, tha Gashi.

Ai madje shtoi se “sot e 10 vjet, Vetëvendosjen e ki në pushtet”.

Komento: