Gati zyrtarizimi, Everton i bashkohet gjiganti evropian

08:55 | 24 Janar 2020

Lojtari brazilian, Everton pritet të transferohet në Evropë.

Skuadra e elitës së futbollit anglez, Everton, është shumë pranë transferimit të yllit brazilian të Gremios, Everton, njoftoi “Goal.com” të enjten.

Skuadra braziliane Gremio kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim për sulmuesin 23-vjeçar, por krerët e Evertonit janë të bindur se mund të ulin këtë shifër.

Gremio ka vetëm 50 për qind të të drejtave të sulmuesit, ndërsa futbollisti dhe disa investues kanë gjysmën tjetër. Evertoni ka kontratë me Gremion deri në fund të vitit 2023.

Ai ka luajtur 14 ndeshje me Brazilin dhe ka shënuar tre gola. Stinorin e kaluar, në 42 ndeshje në të gjitha garat shënoi 15 gola dhe asistoi shtatë të tjerë.

Evertoni po kërkohet edhe nga skuadra të tjera të mëdha evropiane.

Komento: