Gattuso merr drejtimin e ekipit tjetër nga Serie A

11:55 | 17 Prill 2021

Gennaro Gatusso do të jetë trajner i skuadrës së Fiorentinës në sezonin e ri.

Mediumet italiane kanë raportuar të shtunën se Gattuso ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Fiorentinës për të qenë në krye të ekipit pas përfundimit të edicionit aktual.

Gattuso, aktualisht është trajner i Napolit por në verë i skadon kontrata dhe do të largohet për ta marrë drejtimin e Fiorentinës.

Bëhet e ditur se Gattuso është pranuar me kontratë dyvjeçare te Fiorentina, ekip që këtë edicion nuk ka pasur rezultate të mira.

Aktualisht, Fiorentina është në pozitën e 15-të në Serie A me 30 pikë të mbledhura në po aq ndeshje të zhvilluara.

Gattuso, 43-vjeçar, është trajner i Napolit prej vitit 2019 kurse më herët ka drejtuar edhe ekipet si Milani, Pisa, OFI, Palermo e Sioni.

Komento: