Gattuso – Montella, po ndodh për herë të dytë

12:19 | 04 Dhjetor 2019

Gennaro Gattuso pritet të emërohet se shpejti trajneri i Fiorentinas.

Kjo pasi pozicioni i Vincenzo Montella në Fiorentina mbetet nën vlerësim, pas fillimit zhgënjyes të sezonit përkundër investimeve të bëra gjatë verës.

La Viola tani kanë gjetur zëvendësimin e tij, përcjell ORAinfo.

Ashtu si Milan në 2017, Montella mund të zëvendësohet për herë të dytë nga Gennaro Gattuso.

Sipas Corriere Dello Sport, kontaktet me ish mesfushorin janë duke vazhduar, pasi ai mbetet si synimi kryesor për ta marrë drejtimin e Firorentinas.

Sidoqoftë, së pari, ata do të duhet ta shkarkojnë Montellën. /ORAinfo/

Komento: