Gattuso po e transferon lojtarin që e dëshiroi Milani

18:30 | 22 Janar 2020

Gjigantët italianë të Serie A, Napoli kanë hyrë në garë për të nënshkruar me mesfushorin kroat të Dinamo të Zagrebit, Dani Olmo në afatin kalimtar të janarit.

Lojtari spanjoll ka qenë i lidhur me një largim nga klubi i tij aktual dhe ka tërhequr interes nga Barcelona, RB Leipzig dhe Milan, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, Napolin gjithashtu ka hyrë në garë për të nënshkruar mesfushorin krijues, në mënyrë që të forcojë skuadrën e tyre për pjesën tjetër të fushatës.

Lojtari thuhet se pëlqehet shumë nga Gattuso, dhe Napoli pritet që t’i bëjë dhuratë këtë përforcim trajnerit të tyre të ri. /ORAinfo/

Komento: