Gaxherri e LDK-së: Skandalet, aferat korruptive, mafia e energjetikës menaxhohen nga sekseria Mihali

19:08 | 15 October 2024
gaxherri-e-ldk-se:-skandalet,-aferat-korruptive,-mafia-e-energjetikes-menaxhohen-nga-sekseria-mihali


Besa Gaxheri, deputete nga LDK, ka reaguar lidhur me bisedën e publikuar mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Ajo ka theksuar se Mihali, është emëruar nga Kryeministri Kurti për të menaxhuar skandalet dhe korrupsionin në institucione. Gaxheri e akuzon Mihalin se ajo funksionon si një sekser për zhvatjen e fondeve dhe se skandalet energjetike, përfshirë përfshirjen e kompanisë GEN, tregojnë një strukturë të organizuar korrupsioni brenda qeverisë.

Në radhë të parë duke pasur parasysh që Mihali është vetëm zyrtare e partisë dhe asnjë funksion qeverisës na jap me kuptuar se kryeministri Kurti e ka përzgjedhë këtë zonjë si sekser për zhvatjen, korrupsionin dhe kontrollin e të gjitha Institucioneve edhe të vetë lëvizjes.

Komunikimi i cili është publikuar këto ditë, na dokumenton se skandalet, aferat korruptive duke përfshirë edhe mafinë e energjetikës menaxhohen nga sekseri i Kurti, pra  Dejona Mihali’’ tha Gaxherri për Front Online.

 

Komento: