Gazetari i njohur del pozitiv me Koronavirus

18:32 | 26 Qershor 2020

Fidan “Babika” del pozitiv me COVID 19.

Gazetari i njohur i Televizionit 7, Fidan Jupolli, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.

Ndër të tjera ai bën thirrje që të qëndrohet në shtëpi sa më shumë, pasi që virusi atij po i shkakton disa probleme në frymëmarrje.

Disa ditë më parë, edhe drejtori i Gazeta Express dhe Televizionit 7, Berat Buzhala, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19, ndërsa kryeredaktori, Leonard Kërquki, ndonëse në kontakt të vazhdueshëm më të parin, ka rezultuar negativ në testimet për koronavirus.

Ky është postimi i tij i plotë:

Komento: