Gazetari i njohur jep lajmin e madh për Messin dhe Ronaldon

16:34 | 26 Gusht 2020

Messi-Ronaldo, vjen lajmi i fundit nga gazetari i njohur.

Lionel Messi ka paraqitur kërkesë për largim nga Barcelona derisa vazhdojnë spekulimet se cili mund të jetë klubi i ri.

Messi është në qendër të raportimeve rreth largimit nga Barcelona.

Sulmuesi argjentinas ka paraqitur një faks me të cilin ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta respektojnë vendimin e tij për largim nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Tashmë kanë filluar spekulimet se cila mund të jetë skuadra e re e argjentinasit.

Në rrjete sociale kanë fillaur të publikohen fotomontazhe ku Messi shihet si partner i mundshëm i Cristiano Ronaldos në Juventus.

Mirëpo, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka përjashtuar mundësinë që Messi t’i bashkohet Ronaldos në Juventus.

“Nuk ka shanse”, shkroi ai në Instagram.

Komento: