Gazetari i Wall Street Journal: E paprecedentë, kurrë më parë Brukseli nuk e kritikoi kaq rëndë Kosovën

18:16 | 21 Nëntor 2022

Gazetari i Wall Street Journal, Laurence Normann, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pas qortimeve të ashpra që i dha Kosovës Bashkimi Evropian me anë të shefit të saj Josep Borrell.

“Pas viteve që pasuan dialogun, kurrë s’e kam parë Brukselin të kritikojë kaq rëndë Kosovën. Është e paprecedentë. Me gjasë reflekton zemërimin e vërtetë ndaj Albin Kurtit. Shumë pakënaqësi evropiane kishte për mënyrën se si politika amerikane u mor me këtë çështje nën administratën Trump, por e vërteta është se gjërat janë edhe më keq.”, shkroi Normann në Twitter.

Ndryshe, pas përfundimit të takimit trilateral BE-Kosovë-Serbi, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politkë të Jashtme, Josep Borell, deklaroi se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai cili nuk u pajtua me propozimet e BE’së për një zgjidhje për rrugën para për çështjen e targave.

“Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

“Sundimi i ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensionim dhe eskalim të situatës”, ka thënë Josep Borrell në konferencë për shtyp, derisa e fajësoi, siç tha ai, “në veçanti Kosovën” për mosrezultat.

“Pas takimit shumë orësh, tetë orësh, palët nuk u pajtuan për zgjidhje”, tha shefi i BE’së.

Komento: