Gazetari Stephan Israel i reagon Josep Borellit

22:33 | 04 Maj 2024
gazetari-stephan-israel-i-reagon-josep-borellit

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar.

“Serbia emëron dy ministra të sanksionuar nga SHBA, saboton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vlerësohet. Kosova i çon kryetarët e komunave të zgjedhur në mënyrë korrekte me përcjellje policore në këshillat e tyre dhe dënohet për këtë. Gjeni gabimin”, ka shkruar ai në platformën ‘X.

Komento: