Gazetarja dhe artistja ukrainase e strehuar në Prishtinë do të zhvillojë një aktivitet me fëmijë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

10:33 | 14 Shkurt 2024
gazetarja-dhe-artistja-ukrainase-e-strehuar-ne-prishtine-do-te-zhvilloje-nje-aktivitet-me-femije-ne-diten-e-pavaresise-se-kosoves

Gazetarja dhe artistja ukrainase, Liudmyla Makei ka gati dy vjet që po qëndron në Kosovë. Ajo ishte gazetarja e parë ukrainase që u strehua në Kosovë pasi Rusia nisi luftën ndaj vendit të tyre.

Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, Liudmyla Makei do ta zhvillojë një aktivitet me fëmijë.

Ajo do të mbajë një ‘master class’, për të pikturuar me fëmijët.

Fëmijët dhe të pranishmit e tjerë do të kenë mundësinë “të zhyten në botën magjike të vizatimit dhe do të krijojnë një projekt të përbashkët ukrainas-kosovar”, sipas njoftimit.

Ngjarja mbahet të shtunën më 17 shkurt nga ora 12:00 në galerinë/kafenenë “KultPlus” në lagjen Ulpiana.

Komento: