Genta e sjell të dashurin në Prishtinë, çifti duket tejet i lumtur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Genta e sjell të dashurin në Prishtinë, çifti duket tejet i lumtur

17:24 | 22 Dhjetor 2019

Genta Ismajli, ka filluar një romancë të re.

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit për jetën e saj private.

Ajo po shijon lidhjen me biznesmenin turk që jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.

Genta e ka sjell të dashurin e ri edhe në Kosovë, mes duket për ta njoftuar me rrethin dhe ambientin ku ajo jeton.

Një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaq dyshen shumë të afërt teksa shijojnë njëri-tjetrin në një nga klubet e natës në Prishtinë.

Genta përndryshe do të rikthehet sërish në Turqi, pas duetit që ka konfirmuar se do të bëjë me David Jay, një emër mjaft i njohur atje.

Këngëtarja duket se ndjehet më se e plotësuar në jetën private dhe atë profesionale

Komento: