Genta në stilin e modeles pozon në krahët e bashkëshortit

10:21 | 12 Prill 2023

Genta Ismajli duket elegante teksa pozon në krahët e bashkëshortit, Huseyin Usta.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është shumë aktive së fundmi në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo projektet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Guximi” publikoi në InstaStory disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft elegante e veshur me një kostum të zi dhe kapele në kokë.

Ajo dukej më se tërheqëse në këtë paraqitje, teksa nuk nguroi të realizonte një fotografi të përbashkët edhe me burrin e saj, Huseyin Usta.

Çifti dukeshin mjaft elegantë në këtë fotografi të përbashkët, në të cilën Genta theksoi barkun e saj të tonifikuar, duke treguar se gjendet në formë të mirë trupore.

Dyshja janë prindër të binjakëve Ivy Blue dhe Icon, të cilët erdhën në jetë vitin e kaluar.

Komento: