Gërmimet në Serbi për varrezë masive, Hoti: Kemi informacione që i kanë varros aty

19:21 | 09 Nëntor 2023
germimet-ne-serbi-per-varreze-masive,-hoti:-kemi-informacione-qe-i-kane-varros-aty


Pas 2 vitesh kërkesash e takimesh në mes të nëngrupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, gërmimet e nisura në maj të vitit 2021, përkundër disa paqartësive që ekzistojnë, kanë rifilluar në lokacionin e quajtur Shtavalj, e Sienicë, në territorin e Serbisë.

Kryesuesi i Komisionit për Persona të Pagjetur, Andin Hoti në një intervistë për Front Online ka thënë që kanë marr informacione vazhdimisht se në atë lokacion mund të ketë trupa të pagjetur.

“Ne disa herë kemi kërkuar me u rikthy në atë lokacion edhe bazuar në informacionet e tjera që i kemi pas prej ekspertit të EULEX-it që ai e pat vlerësua që me shku ku jemi këtu, edhe për shkak të informacioneve të vazhdueshme që i kemi marr”, u shpreh ai.

Megjithatë, pavarësisht  kërkesave që i kanë bërë Beogradit, Hoti thotë se nuk kanë marrë asnjë informacion për lokacionet.

“Informacionet e ndryshëm, kryesisht serbë kanë qenë edhe punëtorë të afërt të këtij vendi, që kanë parë autobusë që i kanë dërguar aty që i kanë ekzekutuar dhe i kanë varros në kohë luftës po flasë, kështu që ne kemi kërkuar informata të sakta nga delegacioni i Beogradit në vazhdimësi që me na i dhënë koordinatat e sakta dhe lokacionin e saktë se ku janë këta persona që dëshmitarët, qytetarët i kanë parë dhe janë ekzekutuar dhe janë varros, por nuk kemi marr diçka të tillë”, deklaroi ai.

Komento: