Gerrard debuton me fitore spektakolare te Aston Villa

18:30 | 20 Nëntor 2021

Gerrard e nis me fitore aventurën si trajner i Aston Villas.

Aston Villa ka shënuar fitore në debutimin e Gerrardit si trajner i tyre. Villa fitoi pastër 2:0 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Premierligë.

Fitorja për Gerrrardin dhe ekipin e tij erdhi tek në minutat e fundit të ndeshjes.

Watkins shënoi fillimisht në minutën e 84-të, kurse pesë minuta më pas Mings dyfishoi epërsinë dhe i dha fitoren vendasve.

Kështu, Gerrard e nis mbarë me Aston Villën, e cila tani ka 13 pikë dhe gjendet në vendin e 15-të.

Komento: