
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se vizita në Kosovë e sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, e cila u realizua së fundi në Kosovë është domethënëse për Kosovën.
Ajo tha se Cameroni është politikan me një përvojë të jashtëzakonshme. Ajo tha se kryediplomati britanik është shumë i informuar. “Kam parë tek ai vendosmërinë e Britanisë së Madhe për të ndihmuar që Moska e Beogradi të mos mund të terrorizojnë këtë pjesë të Evropës”, tha ajo për RTK Prime. Krydiplomatja kosovare theksoi se Britania e Madhe pararendëse e zhvillimeve të reja në Ballkanin Perëndimor.
“Këtë vit kemi 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë për të ndalë gjenocidin në Kosovë, të kujtojë ish-kryeministrin Tony Blair, i cili nuk ka lënë dyer në SHBA, apo shtete të mëdha evropiane, pa trokitur, duke u përpjekur për ndërhyrje të menjëhershme në Kosovë”, tha ajo.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë. Ajo tha se do të bashkëpunojë me Shqipërinë që të jenë sa më afër qytetarëve në dy anët. Gërvalla tha se bashkëpunimi me Kosovës dhe Shqipërisë është përmbajtjesor.