Gërvalla e shpërndan njoftimin e Sveçlës për përfshirjen e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiq në Banjskë

07:59 | 09 Tetor 2023
gervalla-e-shperndan-njoftimin-e-svecles-per-perfshirjen-e-bashkepunetorit-te-djalit-te-vuciq-ne-banjske

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ripërsëritur të dhënat që i publikoi sot ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, për Milorad Jevtiq, të cilit iu gjet letërnjoftimi dhe vetura në vendin e sulmit mbi Policinë e Kosovës, e që i njëjti sipas Sveçlës, është bashkëpunëtor i djalit të Vuçiq.

Edhe ministrja Gërvalla tha se Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist. Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin”, shkroi ministrja Gërvalla në platformën X.

Komento: