Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës

13:03 | 25 Prill 2024
gervalla-falenderon-koleget-per-unitetin-e-arritur-ne-ceshtjen-e-keshillit-te-evropes

Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, falënderoi ekipin e deputetëve pjesëmarrës në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për siç tha, bashkëpunimin më të mirë dhe më të frytshëm në përmbylljen e fazës më të rëndësishme që e kemi pasur.

“E rëndësishme është që vota prej 82 % është konfirmim i fuqishëm që Kosova është një shtet me demokraci të konsoliduar. Dora Bakoyannis ka thënë para disa ditësh në një intervistë për një gazetë greke që asnjë shteti para hyrjes në Këshillin e Evropës nuk i është kërkuar të plotësojë më shumë kushte sesa Republikës së Kosovës”.

“Mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara në këtë drejtim, por edhe në të gjitha angazhimet tona ndërkombëtare”, deklaroi Gërvalla.

Komento: