Gërvalla në New York, merr pjesë në raportimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

17:39 | 17 Tetor 2022

Në kuadër të raportimit të rregullt gjashtë mujorësh për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka udhëtuar në New York, për të përfaqësuar Kosovën.

Sipas planit të njoftuar të punimeve në Këshillin e Sigurimit, seanca do të mbahet pasditen e së martes.

Në raportin gjashtëmujor që do t’u prezantohet ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres foli për “retorik të ashpër dhe tensione potenciale” në pjesën veriore të Kosovës.

Raportin për Kosovë ambasadorëve të anëtarëve të KS-së do ta prezantojë shefja e misionit të panevojshëm dhe të skaduar të UNMIK-ut, Karoline Zijade.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkaur kanë kërkuar që misioni UNMIK-ut të shuhet në Kosovë, ngase ajo më s’ka asnjë arsye që të ekzistojë, dhe se është harxhim i thjesht i parave.

Kosova ka ndërtuar institucionte e saj dhe është shtet i pavarur, andaj edhe UNMIK-u s’ka çfarë të ofrojë më.

Rusia dhe Kina dhe Serbia janë pro vazhdimit të mandatit të UNMIK-ut, ndërsa Franca ka treguar një qëndrim asnjënës.

Komento: