Gërvalla takon senatorin demokrat, flasin për thellimin e bashkëpunimit politik, ushtarak e ekonomik

20:33 | 21 Maj 2024
gervalla-takon-senatorin-demokrat,-flasin-per-thellimin-e-bashkepunimit-politik,-ushtarak-e-ekonomik

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar senatorin demokrat Gary Peters, ku në fokus të takimit ishin çështjet e sigurisë.

Gërvalla e Peters folën edhe për gjendjen e sigurisë në Ballkan, integrimin euroatlantik të Kosovës, me theks te anëtarësimi në NATO si dhe veprimet destabilizuese të Serbisë e Rusisë.

“Thellimi i bashkëpunimit politik, ushtarak dhe ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin temat e tjera të diskutimit mes ministres Gërvalla dhe senatorit Peters, e cila e falënderoi senatorin amerikan për mbështetjen që SHBA-vë për Republikën e Kosovës, zhvillimin dhe integrimin e saj euroatlantik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në  takim u fol edhe për pozicionimin e Kosovës krah Ukrainës, duke e vlerësuar atë si thelbësore për sigurinë dhe paqen afatgjate në Evropë.

Komento: