
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla ka kërkuar nga deputetët në Kuvend që të miratohet Projektligji për për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta, për krijimin e bazën ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministritë, shkruan Front Online.
“Më lejoni të ju drejtohem në lidhje për Projekltiligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta, për krijimin e bazën ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministritë. Nevoja e këtij projektligji konsiston në parimin e respektimit të ligjshmërisë. Ky i fundit përbënë një nga elementet kryesore të sundimit të ligjit”
Gërvalla thotë se ky plotësim përmban 38 ligje të veçanta.
“Projektiligji është hartuar në përputhje me standardet e hartimit të akteve juridike dhe i njëjti përmban ndryshimet dhe plotëismet e gjithsej 38 ligjeve të veçanta”.
Gërvalla theksoi në Kuvend se ky projektligj siguron zbatimin e aspekteve qenësore të Ligjshmërisë.
“Ju propozoj që ky Prjektligj të miratohet në mënyrë që të sigurohet zbatimi i aspekteve qenësore të parimit të Ligjshmërisë të akteve nënligjjore dhe harmoni e plotë me standardet juridike të përcaktuara nga Komisioni i Venedikut për kontrollin e sundimit të Ligjit” tha ajo, raporton Front Online.