Gërxhaliu: Po bie eksporti drejt SHBA-së, por rritet importi nga Kina, kjo është keq

12:18 | 26 Maj 2024
gerxhaliu:-po-bie-eksporti-drejt-shba-se,-por-rritet-importi-nga-kina,-kjo-eshte-keq


Safet Gërxhaliu, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se ku dominon agjenda politike ka pak hapësirë për zhvillim ekonomik. “Viti 2023 është një vit ku kemi shënuar një rritje të importeve mbi 8 miliardë euro, por kemi ulje të eksporteve, por ajo që është indikativë është fakti që kemi ulje të eksportit në SHBA, por rritje të importit nga Kina, Turqia dhe vendet tjera që është fenomen që kërkon analizë. Marrëdhëniet me SHBA duhet të shfrytëzohen. Raportet e ftohta me ta po ndikojnë edhe në ekonomi”, ka thënë Gërxhaliu për Front Online

 

Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

2023                103 mil. €

2022                136.5 mil. €                           

2021                123.4 mil. €

2020                23.6 mil. €

2019                3.2 mil. €

2018                2.3 mil. €

2017                2.4 mil. €

2016                1.8 mil. €

2015                0.5 mil. €

2014                0.5 mil. €

2013                0.3 mil. €

Total:             397.5 milionë euro

Komento: