Gërxhaliu: “Super Puna” më shumë është demotivuese se sa që motivon të rinjtë për punësim

10:10 | 11 Qershor 2024
gerxhaliu:-“super-puna”-me-shume-eshte-demotivuese-se-sa-qe-motivon-te-rinjte-per-punesim


Safet Gërxhaliu, ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për “Front Online” se platforma “Super Puna” më shumë është demotivuese se sa që motivon të rinjtë për punësim.

Gërxhaliu, thotë se punësimi nuk është “fontanë dëshirash”.

“Punësimi nuk është fontanë dëshirash me ide se çfarë është Super Puna një aktivitet i cili më tepër të demotivon se sa që ndikon në punësim as motivim për të rinj nuk është me qëndruar në Kosovë”.

Sipas tij, garancë për punësim dhe krijim të vendeve të punës do të ishte fuqizimi i sektorit privat.

 ‘’Garanca e punësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës është mbështetja  e fuqizimit të sektorit privatvetëm ky sektor mund të krijojë vende të reja të punës, duhet të ndërpriten këto eksperimente e të kemi një punësim të qëndrueshëm”.

Në Kosovë 11.8 % është papunësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Përndryshe, Front Online i ka dërguar pyetje Ministrisë së Financave në lidhje me vonesat e pagesave për bizneset që kanë angazhuar punëtorë nëpërmjet platformës “Superpuna”, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Front Online

Komento: