Getinjo thotë se është pak në depresion, largohet nga rrjetet sociale

10:11 | 05 Prill 2023

Getinjo po kalon në një fazë depresioni.

Kështu ka njoftuar vet reperi në rrjete sociale, ku edhe i ka hequr edhe fotografitë e përbashkëta me të dashurën Vivien.

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova ka thënë se është duke kaluar një fazë depresioni dhe për këtë arsye ka nevojë të largohet nga të gjitha mediat sociale.

Ai poashtu bëri të ditur se kjo gjendje e tij nuk ka të bëjë me Vivien, por ka nevojë të qëndrojë i vetëm.

Për të njëjtën çështje ka folur edhe Vivi duke konfirmuar se nuk është ndarë nga artisti, por se ai ka nevojë për pak qetësi.

Më poshtë mund t’i lexoni postimet e tyre.

Komento: