Getinjo tregon se u pendua dhe e fshiu bisedën private me Xhulin

09:03 | 11 Shkurt 2023

Pse u pendua dhe e fshiu bisedën private me Xhulin, flet Getinjo.

Juliana Nura dhe Vivien Thano prej ditësh janë përfshirë në disa debate të forta me njëra-tjetren. Ky debat ka kaluar edhe pragun e shtëpisë së “BBVK”, duke marrë pjesë edhe Getinjo.

Në mbrojtje të partneres së tij Vivien, reperi publikoi një audio-incizim të Xhulit në WhatsApp, e cila i kishte kërkuar që të takohej në një hotel në Prishtinë para se të hynte në “BBV”. Ndonëse ky postim u fshi nga Getinjo, më kot pasi ai u bë viral kudo në rrjet.

Në lidhje me këtë situatë ka folur gjatë prime-it të sotëm Geti.

“Nuk kisha kohë të analizoja, u bëra nervoz edhe me Xhulin edhe me Vivin, e bëra një gjest, mu kujtua që i kam disa thirrje prej Xhulit dy ditë para se të hynim në BBVK, jam ngutur, nuk duhej që t’i publikoja, nuk e bëra që të merrej se Xhuli më ka ftuar jo me pa për me shku në një vend me bë diçka intime, por për të treguar që Xhuli ka dashur që të ketë lidhje me banorët përpara hyrjes që të bëjë një aleancë, mu duk që i ka ardhur inati pse e kam refuzuar, sa i përket debatit të Vivit është turp për të dyja që të përdorin lloje të tilla të fjalorit”, ka thënë ndër tjera Getinjo.

Komento: