Gili sot feston ditëlindjen, të mahnitë me bukurinë e saj

17:16 | 21 Maj 2023

Këngëtarja e njohur Fevzije Berani sot feston ditëlindjen, mosha vetëm numër për artisten.

Këngëtarja e njohur Gili feston sot ditëlindjen.

Artistja, që në të vërtetë quhet Fevzije Berani, mbush hiç më pak se 57 vjet dhe gjatë gjithë këtyre viteve ajo numëron shumë hite në karrierën e saj muzikore të cilën e vazhdon edhe sot.

Gili hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë me ndjekësit këtë datë të rëndësishme për të.

“Sot 21 maji, ditëlindja ime”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.

Ajo mori urime të shumta që në orët e para të mesnatës nga miq, shokë e familjarë, por sigurisht që një urim publik nga bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani nuk kishte se si të mungonte.

Ai ndau fjalë emocionuese për këngëtaren në këtë ditë të veçantë të saj.

Shumë urime Gili!

Komento: