Giroud paralajmëron Interin para derbit

19:14 | 05 Nëntor 2021

Giroud ndez derbin: Fitojmë ndaj Interit dhe i marrim titullin.

Olivier Giroud nxit Milanin përpara derbit me Interin, përballje që do të luhet ditën e dielë

Olivier Giroud nxit Milanin përpara derbit me Interin, përballje që do të luhet ditën e dielë. “Mezi pres të luaj kundër Interit – ishin fjalët e sulmuesit francez në Milan TV – jam shumë i emocionuar, mezi pres të dielën për të parë San Siron në festë. Dua të shoh tifozët me shumë shalle dhe flamuj: është një ndeshje shumë e rëndësishme, shpresoj se do të fitojmë”.

Sulmuesi francez flet gjithashtu edhe për rivalitetin me Zlatan Ibrahimovic, megjithëse Giroud e konsideron të shëndetshme për sulmin. “Zlatan është një lojtar i madh. Ne kemi shumë sulmues të fortë, si ai apo si Rebiç. Ibra është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për dhomën e zhveshjes.” Përfundoi Giroud.

Në fund Giroud foli edhe për çështjen titull, 35-vjeçari beson se skuadra e tij do të arrijë ti marrë titullin Milanit. “Sigurisht që besoj. Pse nuk duhet ta bëj? Kemi një ecuri mjaft të mirë. Luajmë futboll të bukur dhe kemi shanset tona. Është e vërtetë që në ekip kemi shumë të rinj, por po rritemi. Leao është i jashtëzakonshëm, Tonali më ka mahnitur. Nuk është teori kjo që them unë, por edhe matematikë. Milani është përpara Interit dhe mund të fitojë”.

Komento: