Gjakovari që puthi tanket e NATO-s, tregon historinë e dhimbshme të këtij veprimi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Gjakovari që puthi tanket e NATO-s, tregon historinë e dhimbshme të këtij veprimi

21:00 | 12 Qershor 2019

Agim Berberi tregon për gëzimin që kishte në ditën kur në Gjakovë u futen ushtarët e NATO-s. Historia e tij me luftën është shumë e tmerrshme.

Ishte fundi i muajit maj i vitit 1999 kur serbët e morën Agim Berberin nga banesa e tij dhe e torturuan për ditë të tëra, në fshatin Osek të Gjakovës.

“I kam pas sytë e lidhun prej banesës deri në Osek, e krejt teshat mi kanë qky, e m’kane desh, m’kanë ul n’gjak edhe i kanë nxjerr bejsbollat, me kanop të lagt… me, edhe kanë thanë çdo tre minuta ki mu rreh”.

E kështu për çdo 3 minuta serbët e rrahën Berberin, deri në momentin kur ia hoqën edhe dhëmbët.

Prandaj 20 vite pas e tëra që mund të bëjë Berberi është një falënderim për NATO-n.

E pas gjithë këtyre torturave që i’a bënë serbët, për Agim Berberin ëndrra e vetme ishte liria e vendit.

Madje kjo është dita më e rëndësishme në jetën e tij.

20 vite pas, Agim Berberi, i cili u bë i njohur përmes kësaj videoje, tregon për emocionet që i solli ardhja e trupave të NATO-s.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!